Duke nisur nga ky muaj (janar 2021) Shqipëria nuk do të aplikojë më detyrimin për kontrollin teknik vjetor të automjeteve. Që prej datës 1 janar, kolaudimi për automjetet e përdorura do të bëhet një herë në dy vite. Nga kjo risi, përfitojnë 630 mijë automjete që janë në Shqipëri.
Mjetet e reja (me 0 km) 3 vitet e para nuk do të kalojnë në kolaudim ndërsa mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet. Sa i përket mjeteve taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
Advertisement
Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet.
Advertisement
Advertisement