Në Shqipëri shtyhet fillimi i Vitit të Ri shkollor, ja pse!

Estimated read time 2 min read

Shtyhet nisja e vitit të ri shkollor. Viti i ri shkollor do të startojë më 27 shtator 2021! Ky ishte njoftimi më i fundit që u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ajo zbuloi se shkolla do të jetë e hapur që me datën 1 shtator, mirëpo nuk do të jetë me detyrim për nxënësit që të jenë të pranishëm.

Gjatë datës 1 deri më 17 shtator, mësimi do të jetë plotësues. Mirëpo, mësuesit janë të detyruar që gjatë këtyre ditëve të jenë në shkollë me kohë të plotë për të ofruar mësim plotësues si dhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

Njoftimi i Ministrisë:

Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

Advertisement

Vendosëm që viti i ri shkollor të mos fillojë më 13 por në datën 27 shtator. Këtë shtyrje ne e kemi reflektuar edhe në strukturën e viti shkollor për të gjitha nivelet. Kësisoj mbyllja shtuhet nga data 8 në 17 qershor.Për arsimin e mesëm dhe të lartë, nga data 15 në 24 qershor. Për maturantët shtyhet nga data 1 në 8 qershor. Shkolla hapet që me 1 shtator, do të zhvillohet mësimi plotësues por do kërkojmë nga shkollat të hartojnë një program të detajuar veprimtarish“, tha Kushi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like