Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në spitalet në mbarë vendin është paraqitur se shërohen gjithsej 820 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirusin, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe shtojnë se shifra e të hospitalizuarve ndryshon nga ora në orë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 71 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në KOVID-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 59 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 37 pacientë, në Veles shërohen 69 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 100 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në KOVID-19. Në Kovid qendrën në Ohër ka 104 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 116, në kovid qendrën në Gostivar 47, ndërsa në Strugë 27 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë 93 pacientë, në Koçan 30, në Kërçovë 21, Kavadar 38, ndërsa në Gjevgjeli 8 persona pozitivë me koronavirusin.
Numri i tërësishëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirusin të cilët shërohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në mbarë vendin është 1258 dhe ka rreth 60 shtretër të lirë spitalor në kovid qendrat. Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me çka do të lirohen shtretër plotësues.
“Të gjitha repartet e klinikave spitalore disponojnë me vende spitalore deri te të cilat ka furnizim me oksigjen. Edhe krahas fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të përhershëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e kovid reparteve plotësisht do të zgjerohen”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./tv21