Në Maqedoni më pak se 1% e personave të vaksinuar janë infektuar me Koronavirus

Estimated read time 3 min read

Për herë të parë pas disa muajsh 24 orëshi i fundit kaloi në kuotën katër shifrore të të infektuarve nga covid19. Të dhënat e ISHP tregojnë se numri i të diagnostikuarve pozitiv është mbi 1 mijë dhe sipas anketave të tyre rritje rapide pritet të ketë edhe në ditët në vazhdim. Nga ana tjetër, kapacitetet spitalore janë të stërngarkuara dhe tani po funksionojnë repartet rezervë të klinikave modulare. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, presioni më i lartë është tek qytetet ku ka më pak të vaksinuar, si në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë. Ndërkaq numri më i ulët i të hospitalizuarve është në qytetet ku është imunizuar afër 50% e popullsisë si në Ohër, Manastir dhe Shtip. Lidhur me pacientët e vaksinuar që janë ri infektuar dhe tani po trajtohem në kurim spitalor, Filipçe dha disa sqarime. “Dhjetëra për qind e të gjithë të diagnostikuarve pozitiv gjatë ditës janë të vaksinuar. Gjithashtu, dhjetëra për qind e pacientëve që janë në kurim spitalor janë të vaksinuar. Por, ajo që inkurajon është se numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka arritur në 600 mijë, shumë pak prej tyre janë infektuar. Numri është diku 0,002% që do të thotë se problemi kryesor është tek qytetarët e pa vaksinuar.”- d eklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Advertisement

Për të lokalizuar kllasterët e përhapura në disa vendbanime, personat me të cilët të infektuarit kanë pasur kontakt janë vënë në izolim shtëpiak. Por, dilemat e qytetarëve që janë vaksinuar dhe kanë rastisur në perimetrin e rrezikut për ri infeksion nga kontaktet e të diagnostikuarve, kanë quar deri në rrezikimin e vendeve të punës. Ministri Filipçe tha se pavarësisht vaksinimit apo vërtetimit se në 45 ditët e fundit kanë kaluar covid19, sërish duhet tu bëhen teste PCR për të evituar ri infektimin dhe përhapjen e virusit korona.

“Kjo është çështje specifike dhe zgjidhet individualisht në bazë të intensitetit të kontakteve me të infektuarit që ka pasur njerëzit rreth vete. Nëse ata kanë qenë të vaksinuar, por nëse atyre u bëhen PCR teste dhe sa kohë nga kontakti I fundit është detektuar simptomat e të sëmurit. Nga këtu epidemiologët e vlerësojnë se kush duhet të merr vendime për izolim, do të thotë ka qasjen të ndryshme nga situate.”- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Përndryshe, sipas autoriteteve shëndetësore interesimi i qytetarëve për vaksinim vazhdon me ritëm të shtuar sidomos në gjeneratat e reja. Në 24 orët e fundit, dozën e parë e kanë marrë 11,732 qytetarë ndërsa gjithsej brenda ditës ës djeshme janë vaksinuar 17,427 qytetarë. Në të gjitha pikat e vaksinimit që nga fillimi i imunizimit deri më sot janë aplikuar afër 1 milion e 100 mijë doza vaksinash anti-kovid./Alsat/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like