Në Maqedoni fillon vaksnimi me vaksinën ruse

Nga sot fillon vaksinimi me vaksinën ruse “Sputnik-V”. Vaksinimi do të zhvillohet në poliklinikën “Jane Sandanski” në lagjen e Shkupit, Aerodrom, ku punktet e vaksinimit do të punojnë me dy ndërrime nga ora 08.00 – 20.00, nga e hëna deri të shtunën. Me 3.000 dozat e vaksinës ruse “Sputnik-V” do të vaksinohen punonjësit shëndetësor, edhe pse fillimisht ishte planifikuar që të fillonte imunizimi I personave të moshuar nëpër azilet e pleqve apo personeli që punon atje. “Për shkak të zgjerimit të covid-kapaciteteve dhe situatës aktuale, vaksinimi vazhdon me punonjësit shëndetësor që janë me rrezik të lartë për t`u infektuar” – kanë thënë nga MSH-ja. Dozat e dyta të vaksinave ruse duhet të arrijnë brenda tri javëve sipas obligimeve të marra nga kompania ruse.
Nga sot, në poliklinikën “Bukuresht” në Karposh të Shkupit fillon edhe rivaksinimi me vaksinën e kompanisë “Fajzer” ku vendi mori 8.000 doza që arritën nga Serbia Deri në fund të muajit, sipas paralajmërimeve, duhet të arrijë edhe dërgesa e parë prej 21.060 dozave sipas një marrëveshje të drejtpërdrejtë me kompaninë “Fajzer”. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like