Në Kili u shpallën dy ditë zie për viktimat e zjarreve

Estimated read time 1 min read

Presidenti kilian Gabriel Borich shpalli dy ditë zie kombëtare duke filluar nga sot në kujtim të viktimave të zjarreve në pyjet në rajonin Valparaiso në Kilin qendror.

Të paktën 112 persona humbën jetën nga zjarret.

Dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh, ndërkohë që zjarrfikësit kanë vazhduar shuarjen e 40 zjarreve aktive mëngjesin e sotëm.

Rreth 1400 zjarrfikës dhe 1300 ushtarë e vullnetarë u angazhuan në shuarjen e zjarreve në pyje që përfshiu pjesën qendrore dhe jugore të Kilit për të katërtën ditë radhazi.

Advertisement

Presidenti Borich, i cili vizitoi zonat e prekura mbrëmë, tha se ishte një nga tragjeditë më të mëdha që nga viti 2010, kur vendi u godit nga një tërmet që vrau më shumë se 500 njerëz.

Nga zjarret u dëmtuan ose u shkatërruan midis tre mijë e gjashtë mijë shtëpi. U shkatërruan rreth 43 mijë hektarë pyje.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like