Kosova e para në rajon – e dyta në Evropë me raste ditore me COVID-19 në një milion banorë August 18, 2021 admin Estimated read time 1 min read Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19. Kjo shifër deri më tani llogaritet të jetë rekorde. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Universitetit të Oxfordit, Kosova renditet e para në rajon sa i përket rasteve ditore me koronavirus në një milion banorë. Pas vendit tonë renditen Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ndërkaq në Evropë, Kosova me rastet e shënuara në 24 orë radhitet e dyta pas Britanisë së Madhe. Kurse, sipas të dhënave të kësaj faqeje në botë Kosova është e treta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Advertisement Sot Qeveria e Kosovës ka caktuar masat shtrënguese anti-COVID me qëllim të mbrojtjes nga përhapja e mëtejme e variantit të koronavirusit. Si rezultat janë ndaluar dasma, ahengjet dhe janë mbyllur klubet e natës. Po ashtu orari i punës së sektorit të gastronomisë është kufizuar deri më 22:30. Gjithashtu është bërë obligative bartja e maskës në transport publik. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Advertisement Advertisement
Ballina Lajme Maqedonia e Veriut Hoxha nga Çairi: Ne zgjedhjet e 8 majit hyjm si fitues April 28, 2024
Ballina Kosovë Lajme Aksident i rëndë në Kosovë – ndërrojnë jetë dy persona me motoçiklet! April 28, 2024
Ballina Lajme Maqedonia e Veriut Bytyqi nga Buteli: Rezultati është zero-zero dhe më 8 maj për fituesin do të vendosim bashkë April 28, 2024
Ballina Lajme Maqedonia e Veriut Njihuni me tetovarin, i cili ka 9 vite që jeton me Ujqërit! April 28, 2024