Ndihmë 10 mijë euro për të rinjtë që do merren me bujqësi. Ja kushtet

Estimated read time 3 min read

Ka filluar aplikimi për mbështetje financiare për fermerët e rinj. Ja kushtet të cilat duhet të plotësoni për të fituar.
Në përputhje me nenin 7, alineja 9 e Ligjit për Themelimin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësia dhe Zhvillimi Rural (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 72/07, 5/09, 43/14, 193/15, 39/16, 164/18 dhe 190/19), Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimi Rural publikon THIRRJEN PUBLIKE në vijim Nr. 07/2021 për paraqitjen e aplikacioneve për shfrytëzimin e fondeve nga Programi për mbështetjen financiare të zhvillimit rural për vitin 2021.

Lënda e kësaj thirrjeje publike është dhënia e mbështetjes financiare për Masën 112 “Ndihma për fermerët e rinj për të filluar aktivitetin bujqësor”.

Të drejtën për shfrytëzim të fondeve e kanë fermat bujqësore të regjistruara në Regjistrin e Vetëm të Pronave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Fondet janë të destinuara për investime për furnizim me mjete bazike të reja , kostot operative që lidhen me asetet e prokuruara dhe kostot e tjera të ofruara nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2021.
Vlera maksimale e kostove të pranueshme për shfrytëzues për Masën 112 është 600,000.00 denarë. Mjetet financiare ndahen gjatë periudhës së realizimit të biznes planit dhe paguhen në nivel vjetor në tre këste.

Kërkesat dorëzohen në mënyrë elektronike pas regjistrimit në e-baranje.ipardpa.gov.mk
Një aplikant mund të paraqesë vetëm një kërkesë për një masë ose maksimumi 2 kërkesa për
masa të ndryshme duke marrë parasysh masat e tjera të Programit të Mbështetjes Financiare
të Zhvillimit Rural për vitin 2021.

Advertisement

Shënim: Aplikanti duhet të mos jetë shfrytëzues i asistencës nga masat 112 Ndihma për të fermerët e rinj për fillim të aktivitetit bujqësor dhe të masës 113 Mbështetje për inkurajim të prodhimit bujqësor.
Aplikimet e përfunduara në mënyrë elektronike për mbështetje financiare duhet të shkarkohen, të printohen dhe të nënshkruhen dhe së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues të paraqitet në Agjenci për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural në një zarf të mbyllur mbi të cilin, në anën e përparme, në këndin e sipërm, në anën e majtë, të qëndrojë e shënuar Kërkesë për Mbështetje Financiare dhe të shënohet numri i Arkivit të
Kërkesa (0721-11216-XXXX / 1). Kërkesa mund të dorëzohen me postë ose personalisht në Regjistri i Agjencisë, përndryshe Agjencia nuk merr përgjegjësi për vonesat dhe joploësisë së dokumentacioneve që do të arrijnë në zyrën e regjistrit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 29 gusht 2021.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like