Ndërron jetë foshnja 3-javësh nga Covid në Kosovë

Estimated read time 2 min read

Ka vdekur një foshnje 3-javëshe e sëmurë me Covid-19, në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

Rasti ka ndodhur pasditën e djeshme dhe është konfirmuar nga u.d. drejtoresha e Neonatologjisë Dr. Hajrije Ismaili, shkruan Gazeta Shneta.

“Po ka qenë rast i pranuar në gjendje të rëndë i konfirmuar Covid-19 pozitiv. Ka pas pneumoni të rëndë e poashtu është konfirmuar edhe sepsë. Vazhdimisht ka qenë në ventilim mekanik si pasojë e infeksionit të rëndë mushkëror dhe sistemik, si dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore”, ka deklaruar Ismaili.

Gazeta ka informacione poashtu se e gjithë familja e viktimës kanë qenë të infektuar me Covid-19.

Profesionistët shëndetësorë në Kosovë kanë bërë thirrje për vaksinim të grave shtatzëna dhe lehona. Sipas gjinekologëve dhe infektologëve, vaksinat kundër Covid-19 nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënave dhe frytit të tyre, ndërsa nuk pengojnë as procesin e gjidhënies.

Advertisement

Fatkeqësisht brenda një jave në Kosovë kanë vdekur katër gra shtatzëna. Dje janë raportuar 21 viktima, ndërsa numri total nga fillimi i pandemisë e deri më sot ka arritur në 2,605 të vdekur nga Covid-19. /Gazeta Shneta/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like