Ndërroi jetë zjarrfikësi nga Shkupi, Nuredin Mustafa

Zjarrfikësi nga Shkupi, Nuredin Mustafa ka ndërruar jetë nga Covid-19.
Edhe pse për një kohë të gjatë, ishte i shtrirë në spital për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore, sërish Mustafa nuk arriti t’i bëjë ballë sëmundjes së Covid-19.
Lajmin e kanë bërë të ditur Zjarrfikësit e Shkupit ku shprehin ngushëllime për të.
“Me keqardhje të madhe dhe dhimbje sot Brigada e kundërzjarrit e Qytetit të Shkupit humbi një profesinist, shok dhe koleg. Prehu në paqe Nuredin Mustafa, veprat do të mbeten dhe nuk do të harrojmë”, thuhet në ngushëllim e Brigadës së kundëzjarrit.
Mustafa njihej për përkushtimin e tij në punë por edhe ishte luftëtar për të drejtat e zjarrfikësve./TV21/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like