• 07-03-2021

NAGAVCI JEP SINJALE QË VJOSA OSMANI DO TË JETË NË LISTË TË VV-SË

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, deklaroi se në bazë të asaj që ka deklaruar Vjosa Osmani – ajo do të garojë në një listë të përbashkët me subjektin politik që drejtohet nga Albin Kurti.

Këto komente zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje i bëri për Euronews.

“Varet sesi do të shkojë në zgjedhje Osmani. Për aq sa ajo ka deklaruar dhe kemi parë deri më tani sigurisht që do të krijojë një listë zgjedhore dhe do të garojë bashkë me ne në listën e përbashkët”, tha ajo.

Më tutje, Nagavci, theksoi se në bazë të sondazheve, Vetëvendosje do t’i fitojë 50% të votave.

“Ne aktualisht dhe ligjërisht, do të duhej të ishim në pushtet, për më tepër të gjitha sondazhet e tregojnë se Lëvizja jo vetëm që është fuqia e parë politike në vend dhe do të fitojë bindshëm, dhe do të kalojë edhe 50% dhe do arrijë që të krijojë një qeveri stabile”, tha Nagavci. /Insajderi.com

Read Previous

Mickoski paraqitet në gjykatë të dëshmoj për “27 prillin”

Read Next

Tetovë :Sulmoi gruan dhe fëmijët, arrestohet nga policia

%d bloggers like this: