Myslimanët sot mund të falin teravinë në xhami

Sot nuk do të ketë ndalesë të lëvizjes – orë policore dhe kësisoj, besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut do të mund të falin namazin e teravisë në xhami. Se do të realizohet falja e teravisë në xhami sonte, për TV21 njoftojnë nga Myftinia e Shkupit.

“Përderisa nuk ka orë policore, besimtarët janë të lirë të frekuentojnë xhamitë për faljen e teravisë sipas vullnetit te tyre”, deklarun nga Myftinia e Shkupit.

Advertisement

“Përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes janë orët e mbrëmjes mes datave 1 dhe 2 maj, gjegjësisht gjatë festës fetare Pashkët, dhe mbrëmja mes 13 dhe 14 majit gjatë kohës së festës fetare, Bajrami i Ramazanit”, thuhet në vendimin e Qeverisë./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like