• 12-05-2021

MSH: Në Shkup ka shtretër të lirë për pacientë me Kovid -19

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat e Kovidit në Shkup janë hospitalizuar 44 pacient të rinj si pasojë e komplikimeve nga virusi korona. Gjithsej 469 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me KOVID19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Gjatë ditës së djeshme, në klinikat e sëmundjeve interne ka pasur 21 pranime edhe atë një pacient është shtruar në Institutin e sëmundjeve të mushkërive dhe TBC, tre në qendrën e Kovidit në Klinikën e Neurologjisë, gjashtë në dermatologji, një në gastroenterohepatologji, tre pacient në Klinikën e nefrologjisë dhe shtatë në qendrën e re të Klinikës së ORL-së. Në kovin qendrën e spitalit 8 shtatori janë pranuar 16 pacient të rinj, ndërsa në klinikën infektive 7 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, janë lëshuar 23 pacientë të shëruar. Për momentin në Klinikën e sëmundjeve të lëkurës, në qendrën e Kovidit po trajtohen 20 pacientë, në neurologji gjithsej 35, në Institutin e TBC-së 42 persona me simptoma të kovidit, në Klinikën e gastroenterohepatologjisë po trajtohen 23 persona, në qendrën e kovidit në nefrologji 25, në klinikën e syve 12 pacientë, ndërsa në klinikën e ORL-së gjithsej 16 pacientë.

Në spitalin 8 shtatori ka gjithsej 107 pacientë, në institutin e Klinikës së sëmundjeve ngjitëse 155, ndërsa në Institutin e sëmundjeve të mushkërive tek fëmijët në Kozle ka 34 pacientë, prej të cilëve 9 fëmijë dhe 25 të rritur.

Gjithsej 469 pacientë të konfirmuar dhe me simptoma të KOVID19, po trajtohen në repartet e sëmundjeve ngjitëse në kryeqytet, ndërsa pjesa më e madhe prej tyre janë me mbështetje të oksigjenit.

Por, edhe përkundër numrit të lartë të pranimeve gjatë ditës së djeshme, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, ka pasur 60 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës, pas testeve të kryera ndaj pacientëve të shëruar, të lirohen edhe vende shtesë në Klinikën e sëmundjeve ngjitëse dhe në spitalin 8 shtatori.

Të gjitha repartet e sëmundjeve ngjitëse kanë lidhje me oksigjen dhe mund të trajtojnë pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit./Northmacedonia-post/

Read Previous

A e dini se për këtë vogëlushe tani flet e gjithë bota? (Foto)

Read Next

“Exit Polli”: VV fiton zgjedhjet pa balotazh në Podujevë

%d bloggers like this: