Në 24 orët e kaluara, 565 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus janë paraqitur të trajtohen në qendrat covide në spitalet në të gjithë vendin. 145 pacientë të tjerë janë të shtruar në qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip, kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 të cilët janë të shtruar në repartet infektive është 701.
Ka rreth 90 shtretër spitalorë të lirë në spitalet brenda, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 83 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 62 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Reparti infektiv në Tetovë ka 47 pacientë, në Veles trajtohen 66 pacientë dhe në Kumanovë 74 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID 19. 97 pacientë janë të shtruar në qendrën covide në Ohër, 93 në Prilep, 40 në qendrën covide në Gostivar dhe në Strugë 32 pacientë. Ka 17 pacientë në spitalin në Strumicës, 20 në Koçan, 20 në Kërçovë, 40 në Kavadar, ndërsa në Gjevgjeli 10 persona pozitivë për coronavvirus.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.111.