Moti sot me diell dhe erë të ftohtë

Moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, paradite në pjesët perëndimore me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej  -15 deri -6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej  -6 deri 4 gradë.

 

Në Shkup paradite do të ketë vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa paradite do të jetë kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në -7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 1 gradë.

DPHM për nesër paralajmëron se do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe i ftohtë me erë të lehtë mesatare, ndërsa përkohësisht edhe e përforcuar veriore. Nga e mërkura era do ta ndryshojë drejtimin në jugor dhe temperaturat do të rriten. Vranësirat do të rriten, ndërsa nga e enjtja kah fundi i ditës në pjesët perëndimore do të fillojnë reshje të shiut, ndërsa në male të borës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like