Momenti kur gjendet vajza 4 vjeçare e zhdukur para 18 ditëve

Estimated read time 1 min read

Televizioni publik britanik, BBC, e ka publikuar momentin kur një vajzë 4-vjeçare është gjetur nga policia 18 ditë pas zhdukjes. Vajza u gjet shëndoshë e mirë. Cleo Smith u zhduk nga tenda e familjes së saj afër qytezës Carnarvon më 16 tetor, duke nxitur një operacion masiv të kërkimit nga autoritetet australiane.

“Ata e gjetën Cleo-n e vogël në njërën nga dhomat. Njëri nga oficerët e mori në krah dhe e pyeti se si e kishte emrin. Ajo tha: emri im është Cleo”, tha zyrtari policor, Col Blanch. Vajza është ribashkuar me prindërit e saj. “Familja jonë është përsëri e plotë”, shkroi në Instagram nëna e saj, Ellie Smith.

Advertisement

Shtëpia ku u gjet vajza ndodhet rreth gjashtë minuta vozitje me veturë nga shtëpia e familjes së saj në Carnarvon, qytezë me rreth 5.000 banorë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like