• 17-05-2021

Molliqaj kërkon mos t’i jepet hapësirë mediatike Krasniqit: Hoxha e ka vendin në xhami

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka reaguar imamit Shefqet Krasniqi për deklaratën e tij seksiste ndaj grave.

Molliqaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ky rol i Krasniqit nuk ësht i denjë për besimtarët, dhe se sipas tij pozicioni i Krasniqit është reaksionar, shkruan lajmi.net.

Madje sipas Molliqajt, Imami Krasniqi nuk e ka vendin në televizion, dhe është problematik fakti se si atij i jepet hapësirë mediatike.“Krasniqi duhet ta kuptojë që nëse është një vend i caktuar dhe i sanksionuar atëherë është ai i fesë në raport me shtetin.

Kosova është vend sekular dhe kjo është njëra ndër vlerat që duhet kultivuar. Solidariteti duhet të jetë pikënisje dhe vlerë e përbashkët. Por nëse nuk reagojmë ndaj hoxhës në fjalë është qartë se nuk do të mobilizohemi as ndaj pushtetit “Krejt dhe drejt””, ka shkruar ai./Lajmi.net

Read Previous

Kurti për konfiskimin e pasurisë: Do t’i japim fund parullës “Rroga e vogël, fitimi i madh”

Read Next

Merkel: Situata është serioze, nevojitet bllokim urgjent

%d bloggers like this: