Kurti për konfiskimin e pasurisë: Do t’i japim fund parullës “Rroga e vogël, fitimi i madh”

Klan Kosova
BallinaLajmeEmisioneVideo LajmeSportSkema Programore
Kërko lajme
NA NDIQNI NË:
Kurti për konfiskimin e pasurisë: Do t’i japim fund parullës “Rroga e vogël, fitimi i madh”
2 hours më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se në Kosovë për më shumë se dy dekada, në masë të madhe ka sunduar paligjshmëria, herë në mungesë të ligjeve e më shumë në mungesë të zbatimit të tyre.

Kryeministri Kurti duke arsyetuar koncept-dokumentin që i hap rrugë ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ka thënë se me qeverisjen e tij, do t’i jepet fund epokës ku dominonte parulla “Rroga e vogël, fitimi i madh”, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka deklaruar duke paralajmëruar ata që dikur “kishin duart në buxhetin e shtetit” e që “nuk ju mjaftonin pagat e privilegjet”.

Tutje Kurti tha se zbrazëtira ligjore dhe jo-efikasiteti i organeve të drejtësisë ka krijuar hapësirë për rritje të kriminalitetit dhe një kulture të pandëshkueshmërisë ku ata që kanë pasur qasje në buxhetin e shtetit e kanë keqpërdorur atë për të përfituar personalisht, rrjedhimisht shumë zyrtarë të lartë e të tjerë të mesëm të lidhur me ta, kanë krijuar pasuri marramendëse duke keqpërdorur taksat e qytetarëve.

Advertisement

Kurti shtoi se vendi ynë është i vogël dhe i varfër, por qytetarët tanë janë të ndershëm e të përgjegjshëm e duan një shtet të drejtë dhe të barabartë,

Advertisement
Advertisement

You May Also Like