Mjeku besimtar me 4 gra shkon në burg, Hasi: Ma ka bërë dikush këtë gjë

Estimated read time 1 min read

Mjeku besimtar i fesë islame, Dervish Hasi i akuzuar për trafikim të të miturve dhe pornografi, është lënë në burg nga Gjykata. Ditën e djeshme, ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra i cili kërkoi shtyrjen e seancës për sot për t’u njohur me aktet pasi në shkallën e parë ishte mbrojtur nga avokati Roland Islami.Avokati i Dervish Hasit në gjykatë ka parashtruar argumentin se përderisa nuk ka ligj që ndalon martimin me disa persona, nuk ka vepër penale. Për videon që pretendohet se është filmuar nga Dervish Hasi me 3 partneret e tij dhe 16-vjeçaren, avokati u shpreh se nuk ka asnjë provë pasi nuk është publikuar askund.

Advertisement

Vetë Dervish Hasi duke e cilësuar veten si “një ndër mjekët më të mirë”, ka pretenduar në gjykatë se pas arrestimit të tij fshihet dikush. E mitura, e cila në atë kohë ishte 14-vjeçe dhe mjeku Hasi janë njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Hasi kishte edhe 3 gra të tjera në banesë, teksa e mitura do ishte gruaja e tij e katërt.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like