Hoti: Nuk kemi vija të kuqe pas zgjedhjeve

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti shpreson në ndihmën e Shteteve të Bashkuara, që të kapërcej ‘trandjen’ që mund të ketë shkaktuar vendimi për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.Kryeministri në detyrë, Hoti, i cili ka qenë pjesë e dy qeverive të rrëzuara të dala nga legjislatura e fundit e kuvendit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se vaksina e Pfizerit kundër COVID-19 do të vijë gjatë muajit shkurt.Në këtë intervistë, Hoti thotë se asnjë qeveri nuk mund të tërhiqet nga Marrëveshja e Uashingtonit. Ai flet edhe për koalicionet e mundshme, duke thënë se në parim, LDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë pari.
Hoti po ashtu premtoi depolitizim të stafit të misioneve diplomatike të Kosovës dhe zgjerim të rrjetit diplomatik, ndërkaq dialogun e Brukselit konsideron se LDK-ja e “ka strukturuar”.Pyetje: Zoti Hoti, LDK-ja ishte pjesë e dy qeverive në legjislaturën e kaluar, që të dyja u rrëzuan. Të parën e rrëzuat ju me mocion mosbesimi, të dytën Gjykata Kushtetuese. Pse duhet besuar sërish LDK-ja në këto zgjedhje, pse duhet votuar?Avdullah Hoti: Sepse e ka programin më të mirë, sepse historikisht (LDK-ja) i ka vendosur interesat e shtetit të Kosovës dhe interesat e qytetarëve, përpara interesave partiake. Nëse i shihni të dy qeveritë paraprake, përpara neve, në mënyrën se si jemi sjellë njëherë në opozitë dhe pastaj në qeverinë paraprake, do ta shihni që njëherë janë interesat shtetërore që i kemi vendosur përpara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like