Ministri Hoxha: S’ka më pengesa, subvencionet për duhanin lëshohen

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave Arjanit Hoxha nëpërmjet Facebook-ut ka dhënë lajmin se janë larguar gjitha pengesat për subvencionet e duhanit.

Ja postimi i ministrit Hoxha.

“Me votimin e propozim-ndryshim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, i propozuar nga deputetët e shumicës parlamentare u hoqën pengesat për të paguar subvencionet e këtij viti për prodhuesit e duhanit. Poashtu nga komunikimi që kam patur sot me Drejtorin e Agjencisë për pagesa, Nikica Baçovski jam njoftuar se nga aspekti teknik Agjencioni i ka ndërmarë gjitha hapat dhe në momentin e publikimit në Gazetën Zyrtare të ndryshimit të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, do procesohen edhe pagesat e subvencioneve.
I falenderoj gjithë deputetët në Kuvendin republikan për konstruktivitetin dhe përkrahjen e tyre”, ka shkruar Hoxha/Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like