Radev: Në Maqedoni ka 100 mijë qytetarë me shtetësi bullgare, e drejta e tyre duhet respektuar

Presidenti Bullgar Rumen Radev po kërkon përgjigje të përshtatshme nga institucionet përgjegjëse në Bullgari dhe Maqedoni, pasi mori një letër nga “Bullgarët etnikë” në Maqedoni duke shprehur shqetësim mbi “diskriminimin e mëtejshëm në Republikën e Maqedonisë Veriore”. Ministria e Jashtme Bullgare u përgjigj se ajo gjithmonë kishte reaguar ndaj sinjaleve të tilla të diskriminimit në të gjitha nivelet diplomatike, përcjellë Nmk-post.

Në kërkesën e tij drejtuar institucioneve, Radev iu referua të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes nga diskriminimi si bazë e demokracisë dhe tha se ato ishin pjesë e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas tij, respektimi i të drejtës së lirë të vetëvendosjes së Bullgarëve në Maqedoni, të cilët përkundër “të gjitha shtypjeve në të kaluarën totalitare, vazhdojnë të pohojnë hapur identitetin e tyre kombëtar Bullgar”, është një hap kryesor në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy vendeve .
Mbi 100 mijë qytetarë në RMV kanë shtetësi bullgare, të marrë në bazë të shprehjes së vullnetit të lirë dhe konfirmimit të origjinës së tyre etnike Bullgare. Mijëra të tjerë janë në proces të shqyrtimit. Ne presim që këto fakte objektive të merren parasysh në kundërshtimin e autoriteteve zyrtare të RMV-së kundër gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë dhe Bullgarëve në RMV. Bullgarët në RMV duhet të kenë të njëjtat të drejta si qytetarët e tjerë në vend, duke respektuar standardet më të larta botërore dhe evropiane, thotë Radev.

Advertisement

Ai gjithashtu mbështet kërkesat për institucionet bullgare për të lehtësuar procedurat për marrjen e shtetësisë bullgare për ata “me identitet bullgar në RVM”, dhe institucionet në Maqedoni për të siguruar kushte dhe garantuar të drejtën e bullgarëve për vetëvendosje të lirë dhe të qartë si bullgarë nga origjina në përputhje me të drejtën ndërkombëtare./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like