• 20-09-2021

Ministri Hoxha pajis me çizme policinë pyjore

Ministri i MBPEU-së, Arjanit Hoxha pas ka pajisur me çizme të reja policinë pyjore, njofton nmk-post. Një gjë të tillë vet e ka deklaruar ministri Hoxha, ku ka deklaruar se kjo është faza e parë, ndërsa faza e dytë do të jetë edhe shpërndarja e uniformave.

Ja statusi i plotë:

“Në konferencën e sotme për shtyp pata nderin të informoj publikun për prokurimin e pajisjeve të reja personale mbrojtëse për nevojat e Policisë Pyjore.
Të gjithë oficerët e Policisë Pyjore së pari do të pajisen me çizme, prokurimin publik të të cilave e realizoi MBPEU.
Sot, simbolikisht shpërndava çizmet e para për oficerët e policisë pyjore që ishin të pranishëm, dhe pjesa tjetër do të shpërndahen nëpër stacionet e Policisë Pyjore në ditët në vijim.
Ky është hapi i parë i prokurimit, kurse në fazën e realizimit janë edhe furnizimi me uniforma të reja verore dhe dimërore, me të cilat oficerët e policisë pyjore do të pajisen më së voni deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Me këtë prokurim, MBPEU po e zbaton detyrimin e saj ligjor që nënkupton sigurimin e të gjitha kushteve për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës të të gjithë punonjësve tanë. Policia Pyjore kryen detyrat e saj të punës në terren, dhe një nga masat për mbrojtjen nga rreziku në punë është që të kenë pajisje të përshtatshme personale mbrojtëse, përkatësisht këpucë dhe uniforma”, ka deklaruar ministri Hoxha./Northmacedonia-post/

Read Previous

Spasovski: Ka inidice se ku ndodhet pjesa tjetër e drogës

Read Next

Maqedonia paguan për 838 mij vaksina anti-covid

%d bloggers like this: