Ministri Hoxha inspekton nga afër vlerësimin për shitjen e duhanit

Ministri i MBPEU-së, Arjanit Hoxha sot ka vizituar në Draçevë pikën grumbulluese të duhanit “Socotab” , ku ka ndjekur nga afër që i bëhet vlerësimit të duhanit, njofton nmk-post.

Ja statusi i plotë i Hoxhës:

“Ashtu siç premtova ditën e premte në takimin me këshillin inicues të prodhuesve të pakënaqur të duhanit se do të ndjek nga afër gjithë procesin për të qenë sa më transparent, sot isha i pranishëm në pikën e grumbullimit të ‘Socotab’ në lagjen Draçevë për të monitoruar vlerësimin e klasave të duhanit, ku komisioni bëri edhe hapjen dhe vlerësimin e 12 kutive të duhanit nga ku vetëm tek njëra kuti kontestuese u konstatua se kishte gabim gjatë vlerësimit, përkatësisht në vend të shkallës së dytë, ishte vlerësuar si kategori e shkallës së tretë.
Advertisement
Gjithë pjesëmarrësve në këtë proces, ju apeloj të jenë të durueshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë t’i zgjidhim të gjitha problemet që kemi me duhanin.
Inspektorati Shtetëror çdo ditë është në teren dhe për çdo parregullsi eventuale do të veprojë sipas ligjit”, ka shkruar Hoxha në Facebook./Northmacedonia-post/
Advertisement
Advertisement

You May Also Like