Ministri Hoxha hap njësinë rajonale për bujqësi në Haraçinë

Estimated read time 2 min read

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryetari i degës së Haraçinës të Lëvizjes Besa, Refik Xhemaili ka lajmëruar se me iniciativë të ministrit të bujqësisë, Arjanit Hoxha është hapur njësia rajonale për bujqësi në Haraçinë, shkruan Nmk-post. Ministri Hoxha dje hapi njësinë rajonale edhe në Zhelinë, ku brenda javëve pritet që të hap et edhe në në Tearcë.

Advertisement

Ja statusi i Xhemailit për hapjen e njësisë rajonla:
“Një lajm i mirë edhe për bujqit e Haraçinës. Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha zyrtarisht ka hapur njësinë rajonale të MBPEU në Haraçinë. Gjithashtu Komuna e Haraçinës ka siguruar hapsirat e nevojshme, mirëpo për shkak të ndalesave ligjore në fushatë zgjedhore, hapja solemne e zyrës do bëhet menjëherë pas zgjedhjeve lokale. E falenderoj shokun tim, ministrin Arjanit Hoxha që së bashku me deputetin Bastri Bajrami dhe kryetaren e komunës Milikije Halimi që do i mundësojnë bujqve të Haraçinës që shërbimet e tyre ti marrin ne kuadër të komunës dhe jo si deri me tani që përgjithçka duhej të drejtohen në Komunën e Gazi Babës”, ka shkruar Xhemaili./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like