Covid-19, vetëm 6% e rasteve aktive në kurim spitalor

Edhe rreth 180 shtretër të lirë gjenden nëpër gjithë repartet infektive dhe kovid qendrat e vendit.

Por, shifrat e ISHP-së tregojnë se vetëm 6% e të prekurve janë në kurim spitalor, nga mbi 22 mijë rastet aktive. 94% e pacientëve të tjerë janë në kurim shtëpiak me simptome më të lehta.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 40 shtretër të lirë janë në kryeqytet. Vetëm mbrëmë u hospitalizuan 41 pacientë në Shkup, për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga virusi korona.

Në Klinikat interne u pranuan 18 raste të reja, 9 në Gastro, 4 në Neurlologji, 3 në Dermatologji dhe nga 1 pacientë në ORL dhe Institutin e TBC. Në Spitalin ‘8 Shtatori’ u pranuan 11 dhe në Klinikën Infektive 12 pacientë”-pohojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Klinika Infektive me gjithë repartin modular mbetet e mbushur përplot, ashtu siç është edhe Spitali “8 Shtatori”. Por, Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se shifrat ndryshojnë dita ditës nga të shëruarit, dhe se klinikat e specializuara infektive mbeten të mbushura dhe operojnë me kapacitete të improvizuara.Por, edhe nëpër qytetet e tjera vendet e lira janë drejtë fundit. Ruhen vetëm për rastet më urgjente.

Advertisement

Kumanovë 114 pacientë të shtruar në Klinikën infektive dhe dy kovid qendrat e adaptuara. 130 në Prilep, Ohër 110, Manastir 75, Strumicë 71, Veles 63, Gostivar 62, Shtip 59, Strugë 43, Tetovë 40, Kavadar 44, Kërçovë 20, Koçan 17, Gjevgjeli 15 dhe Dibër 9 pacientë të shtruar”-thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht, në kurim spitalor janë të shtruar 476 pacientë nëpër spitalet e Shkupit, dhe 872 pacientë të tjerë po kurohen nëpër të gjitha spitalet e qyteteve tjera, duke çuar në total një shifër prej 1,348 pacientëve në të gjithë vendin, të cilët kanë pasqyrë më të rëndë klinike të shkaktuar nga CoVid-19.

Prej 348 mijë testeve të bëra që nga fillimi i pandemisë e deri dje, pozitiv janë diagnostikuar 67,968 qytetarë, prej të cilëve 1,924 ndërruan jetë dhe 43,646 u shëruan.

Adnan Qaili-AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like