Miliona euro, shifrat e “frikshme”, ja sa drogë është kapur në Maqedoni

Estimated read time 1 min read

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev thotë se në periudhën prej vitit 2017, deri në vitin 2023, në Maqedoninë e Veriut janë sekuestruar lëndë narkotike në vlerë prej 426 milionë eurove.
Sipas njoftimit të MPB-së, në tre raste janë asgjësuar 12 tonë drogë.

Nga brifingu që kishte me njësitë përkatëse të policisë, u konstatua se: “Për periudhën nga data 14.09.2020, deri më 29.02.2024 janë kryer gjithsej 1.640 bastisje të banesave, objekteve dhe hapësirave ndihmëse, 1.781 kontrolle të personave/veturave dhe 22 kontrolle në terren, si dhe janë privuar nga liria 5.815 personave për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale nga neni 215 i Kodit Penal. Në këtë mënyrë u shkatërruan 19 grupe kriminale, u ndërprenë 29 transporte ndërkombëtare të marihuanës, nga dy për heroinë dhe kokainë dhe një për hashash. Janë dorëzuar gjithsej 1566 kallëzime penale lidhur me trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike, të kryera nga 1807 autorë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like