Milaim Zeka rrëfen ndodhinë e çuditshme në Stamboll për Shën Valentin: Na vendosën një zemër të madhe në mes të tavolinës

Estimated read time 3 min read

Gazetari Melaim Zeka i ftuar në rubrikën “Rrethi katror” në “E Diell”, ka rrëfyer një histori të sikletshme që i kishte ndodhur gjatë një vizite me një mikun e tij në një nga hotelet më luksoze të Stambollit në kohë Shën Valentini.

Sipas Melaimit, duke menduar që ishin çift me gjithë bashkëshortet, stafi i hotelit ishin kujdesur t’ju vendosnin një zemër të madhe në mes të tavolinës. Megjithatë momenti u keqinterpretua nga një kliente, e cila vuri në dukje se dukeshin shumë bukur si çift.
Zeka: Ne e fetojmë më shumë për inat të këtyre që thonë se s’duhet festuar sepse është festë fetare sesa gjë tjetër.

Manushi: Çbën ti për Shën Valentin?
Zeka: Për Shën Valentin dal me gocat, i blej lule nuses time. E gënjej nja 5 minuta sikur e dua dhe ajo më beson. Është dita e gënjeshtrave më shumë.

Manushi: Ju jeni shumë idealist, por mos duhet të jemi pak më racional zoti Cako. Mos nuk duhet ta marrim ka seriozisht.

Cako: Çdo lloj feste në kalendar me përjashtim të festave të frikshme janë një vëmendje më shumë që njerëzit duhet të kenë ndaj marrëdhënies së tyre për ti kushtuar me detyrim pak dashuri më shumë. Gjithmon kjo me detyrim sepse ta imponon festa.

Manushi: Mund t’u themi miqve tanë një sekret për ty që shumë ndoshta nuk e dinë, por ne e dimë? Fred Cako është një romantik në maksimum. Domethënë nuk e keni idenë se sa romantik që është.

Advertisement

Dhe e dini pse? Sepse i befason.
Zeka: Unë doja të ndaja një histori të shkurtër për Shën Valentinin, është shumë për të qeshur. Ishim në një hotel super luksoz me një mikun tim në Stamboll, dhe ngaqë ky miku im është shumë i pasur, ka shumë fabrika, na kishin bërë një tavolinë speciale me një zemër shumë të madhe, në një tavolinë të madhe, duke menduar që ne ishim me gratë, por ishim vetëm unë dhe ai.

Ne të dy që e shikonim njëri-tjetrin përmes zemrës dhe na vjen një femër aty dhe thotë; “Po dukeni shumë të dashuruar”. Miku im e më thotë ‘çohu aman të ikim në sauna se lamë nam’.
Manushi: Ty nuk të shqetësonte, miku i gjorë mirë, por ti në rregull ishe….
Zeka: Ah i shkreti si fanatik, konservator që është. Si Trumpi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like