Micotakis: Të përshpejtohet procesi integrues i Ballkanit Perëndimor

Estimated read time 1 min read

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor ka qenë një ndër temat për të cilën sot kanë biseduar kryeministrat e Greqisë dhe Sllovakisë, Krijakos Micotakis dhe Eduard Heger në takimin e tyre në Athinë, ndërsa që të dy siç ka thënë kryeministri grek janë dakorduar se duhet të përshpejtohet procesi integrues, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Micotakisi ka thënë se nga biseda e tyre “nuk ka mundur të mungojë Ballkani Perëndimor”, diçka që siç ka thënë, “do të diskutohet edhe në samitin në Slloveni të martën dhe të mërkurën”.

Advertisement

“Jemi pajtuar se procesi integrues i Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtohet që Ballkani Perëndimor të mos shndërrohet në vatër të re të problemeve. Gadishulli Ballkanik është evropian, ashtu edhe e ardhmja e saj kalon përmes Evropës”, ka thënë Micotakisi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like