• 17-05-2021

Mickoski: Dorëheqje duhet të jep Qeveria, Rashkovski duhet të përfundoj në bu*rg

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski derisa komentoi dorëheqjen e Dragi Rashkovskit deklaroi se dorëheqje duhet të jep komplet Qeveria dhe se Rashtovski duhet të përfundoj në burg.
“Dorëheqje duhet të jep kjo qeveri kriminele, jo Rashkovski, Rashkovski duhet të jetë atje ku e ka vendin, në bu*rg. Nuk mundet një nëpunës me pagë me disa qindra euro ose një profesor në fakultet të ndërtoj pallat me mijëra metra katror, të shkoj për pushime në kohë pandemie atje ku ishte dhe të na tregoj se kanë qen aranzhmanet e lira dhe se vozitet me furiostrada të reja në vlerë prej 70-80 mijë euro. Në rast se kjo konfirmohet si e vërtet, atëherë kjo është edhe një turp i kësaj qeverie. Paramendoni nëse se personi në fjalë i cili llogaritet si njeri shumë i afërt i Zaevit ka arritur një pasur të këtillë, atëherë shtrohet pyetja se çfarë kanë bërë të tjerët”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./KOHA/

Read Previous

Deliu e PDK-së: Kemi një presidente që nuk e njeh luftën e UÇK-së

Read Next

‘Shqipëri e Madhe’, BE sërish e prerë: Asnjë ndryshim kufiri në Ballkanin Perëndimor

%d bloggers like this: