• 01-12-2021

Merkel: Pandemia mund të kapërcehet vetëm kur e gjithë bota të ketë qasje të barabartë në vaksinat efektive

Coronavirusi është provë e jashtëzakonshme për njerëzimin dhe është e qartë se kjo krizë globale shumëformëshe mund të kapërcehet vetëm me një veprim global, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në samitin virtual të OKB-së.

“Pandemia tregon rëndësinë e OBSH-së si një institucion që duhet të forcohet”, vazhdoi ajo duke theksuar se ”përkundër të gjitha vështirësive të hasura këtë vit, ka një dritë në fund të tunelit”.

Merkel kujtoi se Covid-19 do të mundet përgjithmonë, vetëm kur e gjithë bota të ketë qasje të barabartë te vaksinat efektive, raporton ATSh.

“Pra, e rëndësishme është të bësh atë që mundesh për të dalë më i fortë nga kjo pandemi në lidhje me sfidat dhe krizat e ardhshme dhe, për këtë qëllim, ne kemi nevojë për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar”, theksoi Merkel.

Read Previous

Kejvina lë pak vend për imagjinatë me pozat e mbështjellë me peshqir

Read Next

Gruaja gjermane u lë 7.5 milion dollarë fqinjëve të saj

%d bloggers like this: