Mërgimtari i shkruan Kurtit: Mos ma paguaj mua sigurimin, e t’ia ulësh gjyshes sime 92-vjeçare pensionin

Estimated read time 1 min read

Vendimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për t’ua mbuluar mërgimtarëve polisën e sigurimit kur vijnë në Kosovë nga një pjesë e mërgimtarëve është pritur mirë.
Por, ka edhe të atillë të cilët një veprim të tillë e konsiderojnë të panevojshëm.
Një mërgimtar që jeton në Gjermani me emrin Fuat Ademaj i ka shkruar letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke thënë se nuk ka nevojë që shteti i Kosovës të paguajë sigurimin e tij.

“Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi. A mos vallë gjyshes sime 92 vjeqare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro ? Apo ndoshta edhe veteranve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hater” mergimtarve?”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Albinfo.ch.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like