Mërgimtarët edhe për Vitin e Ri vështirë për të ardhur në vendlindje

Covid 19 ndër shumë problemet që krijoi më keq ka prekur shqiptarët që jetojnë në diasporë. Bllokimi i disa shteteve për një kohë të caktuar, kufizimet e shumta nga shteteve për lëvizjen e qytetarëve, karantinat…, kanë bërë që shumë bashkëatdhetarë shqiptarë që punojnë në shtetet perëndimore, për thuajse një vit, mos të kenë mundësi të kthehen në vendlindjet e tyre. Shqetësime të shumta kanë ardhur si në adresë të NMK-Post, poashtu edhe në komentet e shumta të informacioneve të postuara në faqet e NMK-Post në rrjetin social facebook. Më problematike paraqiten kufizimet e shumta për udhëtim në Maqedoninë e Veriut, të cilat shtetet e Bashkimit Evropian por edhe Federata Zvicrane i aplikon për udhëtim të qytetarëve të saj, apo qytetarëve me banim të përkohshëm.

“Nuk arrita të vij për vitin e ri 2020 sepse kisha shumë pak pushim. Kufizimet që i vuri Zvicra që nga muaji mars na bllokuan. Familjarisht jam në Zvicër, këtu i kam dhe prindërit dhe vëllaun, por malli për vendlindje është i madh” tha për NMK-Post, Taulant S., mërgimtar nga Struga. Ai në vazhdim deklaron se mërgimtarët nga Maqedonia e kanë më të vështirë, nga fakti se të gjitha shtetet e Evropës Perëndimore, e sidomos Zvicra, kanë vënë kushte të rrepta për të udhëtuar, të cilat thuajse e bëjnë të pamundur të vijnë për festat e fundvitit.

Advertisement

Komentet e mërgimtarëve janë të pranishëm në thuajse çdo shkrim për vendëlindjen e tyre. Ata shprehin shqetësimin për gjithçka që ndodh këtu. Komentet e tyre shpesh kalojnë në lutje për të përfunduar kjo situatë e pakëndëshme që i kufizon për thuajse nji vit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like