Meliza Haradinaj-Stublla lirohet nga akuza për korrupsion

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, është shpallur e pafajshme lidhur me akuzën për mos raportim të pasurisë.Aktgjykimi u shpall sot, nga gjykatësja Lumnije Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.Haradinaj-Stublla ishte shpallur fajtore nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 4 tetor 2019, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër material e ose i detyrimeve financiare”.

Advertisement

Prokuroria pretendon se e akuzuara Haradinaj-Stublla, ka qenë e detyruar që ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), me rastin e marrjes së detyrës më 11 shtator 2017, për vitin paraprak ku e njëjta përmes formularit për deklarimin e pasurisë nuk e ka deklaruar pronësinë e një biznesi të quajtur “IN MIDDLE LTD”, të regjistruar në Londër edhe pse ka qenë e obliguar./EO/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like