• 27-10-2021

Me veshje të gjelbër Adelina Ismaili shkëlqen në fotografitë e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, po vazhdon tash e sa kohë të rrëmbejë vëmendjen e fansave me paraqitjet e saj qoftë televizive apo edhe ato në rrjetet sociale.

Ajo po drejton një emision të quajtur “Tete a tete” në Kanal10, ku nga java në javë sjell intervista të ndryshme me të ftuar të ndryshëm.

Teksa në çdo paraqitje duket e kuruar deri në detaje, Adelina po arrin mjaft mirë që ta mbajë veten në top formë edhe pas kaq vitesh.

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një set të ri fotografik, ku është shfaqur mjaft tërheqëse e veshur me një kostum të gjelbër dy pjesësh.

Me flokët e lidhura e të lëshuara anash dhe një varëse në formë kryqi, Ismaili ka marrë një pamje edhe më atraktive me këtë dukje.

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

Seti i plotë fotografik pritet të publikohet së shpejti, e ndërsa duket se ndonjë projekt i ri muzikor nuk është rrugës, pasi vëmendje e Adelinës është zhvendosur më shumë në telefon. /Telegrafi/

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

Read Previous

E moshuara 108-vjeçare vaksinohet kundër Covidit

Read Next

FDA nis hetimet pas reaksioneve alergjike nga vaksina e Pfizer

%d bloggers like this: