“Me Kurtin kemi problem me komunikim”- Si Escobar i “mëshoi shuplakë” Kurtit dje përmes deklaratave

Estimated read time 1 min read

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë një konference për medie dje ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe vendimin e BQK-së për dinarin serb.

Escobar u shpreh se procesi i dialogut është në një “faze kritike”, duke shtuar se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për vendimin rreth dinarit, vendim të cilin e ka quajtur “katastrofal”

“Jemi duke dëgjuar shumë raportime për vështirësitë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë parasysh , t’i marrë këto shqetësime të komunitetit ndërkombëtar seriozisht. Ne s’po diskutojmë legjitimitetin e vendimit, por me shpejtësinë që po implementohet. Qeveria s’ka dhënë mënyrë alternative”, ka deklaruar ai.

Advertisement

“Ne kemi nevojë që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje, për këtë që ishte një vendim dizaster”, ka thënë Escobar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like