Me diell me vranësira të vogla dhe relativisht i ngrohtë

Estimated read time 1 min read

Me diell me vranësira të vogla dhe relativisht i ngrohtë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla, kryesisht i qetë dhe relativisht i ngrohtë.

Paradite nëpër lugina do të ketë mjegull, e cila gjatë ditës do të ulet. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë mjegull e cila pasdite do të zvogëlohet. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Advertisement

Sipas parashikimit të HMRC-së, periudha e motit kryesisht të qetë dhe relativisht të ngrohtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, përveç në lugina ku do të ketë mjegull dhe ulje të temperaturës ditore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like