Studentët serb paralajmerojne: Sot do ta kallim Beogradin!

Estimated read time 2 min read

Studentët dhe të rinjtë pjesëmarrës në protesta për shkak të, siç pretendojnë, vjedhjes së zgjedhjeve të 17 dhjetorit, kanë paralajmëruar për sot bllokim të komunikacionit prej gjashtë orësh në dy lokacione në Beograd.

Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në orën 11:00 para Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, nga të cilët kërkojnë që të lejohet kontrollimi i listës zgjedhore, raporton Beta.

Sipas tyre, protesta do të zgjasë një orë, përderisa do t’i japin ministrisë për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre, e më pas do të bllokojnë dy rrugë, vendndodhjet e të cilave nuk kanë dashur t’i zbulojnë “për arsye sigurie”.

Bllokada, siç kanë paralajmëruar, do të fillojë në orën 12 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00 dhe secila e radhës mund të jetë më e gjatë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Advertisement

Protestat për shkak të parregullsive zgjedhore kanë nisur më 18 dhjetor, një ditë pas zgjedhjeve dhe mbahen çdo ditë në orën 18:00 para selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve.

Ato protesta u thirrën nga përfaqësuesit e listës “Serbia kundër dhunës”, të cilët kërkuan anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet për, siç pretendojnë ata, vjedhje elektorale, prandaj disa prej tyre filluan grevë urie.

Deri më sot nuk është konfirmuar nëse ajo protestë do të zhvillohet.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like