Mbyllet lista zgjedhore, kaq qytetarë kanë të drejt vote në Maqedoni

Estimated read time 2 min read

Në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit të drejtë vote kanë 1.824.864 qytetarë. Lista zgjedhore u mbyll në seancën e mbrëmshme të KSHZ-së. Më së voni deri më 1 Tetor, KSHZ-ja duhet ta nënshkruajë Listën zgjedhore përfundimtare.

Sic u tha në seancën e 27-të të KSHZ-së, nga numri I përgjithshëm I votuesve, 1.740.147 qytetarë janë në Listën zgjedhore. Në vende të veçanta të kësaj liste janë regjistruar 82.461 persona që janë jashtë vendit, 1.899 të cilët në ditën e zgjedhjeve janë në vuajtje të dënimit me burg apo në paraburgim, 351 persona të akomoduar në institucione jashtëfamiljare dhe gjashtë të tjerë që evidentohen si të zhvendosur.

Fushata zgjedhore nis të Hënën më 27 Shtator dhe do të përfundojë më 15 Tetor në mesnatë. Rrethi I dytë I zgjedhjeve do të mbahet më 31 Tetor kurse fushata do të zgjasë deri më ora 24.00 më 29 Tetor.

Pas përfaqësuesve të të gjitha partive politike pjesëmarrës en ë zgjedhjet 2021, Kodeksin për zgjedhje demokratike dhe të ndershme e kanë nënshkruar edhe shumë kandidatë për Kryetarë Komunash.

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut dje njoftoi se zhvillimet që lidhen me zgjedhjet lokale do të ndiqen nga një Komision I përkohshëm që do të vëzhgojë parregullsi eventuale zgjedhore për shkak të mbrojtjes nga veprime kriminale apo të jashtëligjshme. Kryetar I Komisionit do të jetë Xhelal Bajrami,kurse anëtarë janë Prokuror Publik nga Prokuroritë e larta publike dhe Prokuroria Themelore Publike në Shkup.

Advertisement

Në Zgjedhjet Lokale 2021 për herë të parë do të zbatohen terminalet për shenjat e gishtërinjve për të konstatuar identiteti I votuesve dhe të shmangen parregullsitë eventuale gjatë zgjedhjeve. Këto terminale duhet të arrijnë më së voni deri më 1 Tetor, konform marrëveshjes me kompaninë gjermane “Dermalog”.

Sikurse për zgjedhjet Parlamentare 2020, edhe këtë vit zgjedhjet do të mbahen me zbatimin e masave anti-Covid, kurse do të formohen komisione të veçanta zgjedhore për personat që do të duan të votojnë, por në ditën e zgjedhjeve do të jenë të izoluar apo pozitiv me COVID-19. /KlanMacedona

Advertisement
Advertisement

You May Also Like