MAZREKU: DËME MILIONSHE NGA SUBJEKTE JURIDIKE DHE INSTITUCIONE

Më shumë se 2 milionë euro është shuma e dëmeve të paguara deri më tash nga aksidentet që kanë shkaktuar automjetet e pa siguruara të cilat janë pronë e kompanive private në vend, por edhe e Institucioneve të Republikës së Kosovës. Por, një shumë tjetër e konsiderueshme e dëmeve të shkaktuara po nga këto automjete është duke u trajtuar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), por edhe Institucionet e Drejtësisë në vend.

Sami Mazreku, u.d i drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve thotë se është shqetësues numri aq i madh i automjeteve të pa siguruara që janë pronë e kompanive private e Institucioneve të shtetit e që qarkullojnë lirshëm  pa sigurim. “Këto automjete përpos që paraqesin rrezik serioz për pjesëmarrësit në komunikacion, pasi që të njëjtat nuk iu janë nënshtruar kontrollit teknik, të njëjtat shkaktojnë dëme të mëdha si për vetë shtetin, ashtu edhe për kompanitë e sigurimeve. Në bazë të dhënave zyrtare që ne kemi shihet se kamnionë dhe automjete tjera të kompanive të mëdha kosovare kanë shkaktuar aksident, deri sa atyre kishte kohe që iu kishte skaduar polica e sigurimit. Njëjtë është edhe më shumë automjete, të cilat janë pronë e Institucioneve të Kosovës. Për ne kjo është shumë shqetësueses, pasi që fenomeni tillë është në rritje e sipër” ka dhënë Mazreku. Sipas tij, është momenti i fundit kur të gjitha Institucionet duhet të bashkohen dhe të angazhohen për të ulur numrin e automjeteve të paregjistruara e cila është para kusht për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Advertisement

Më tutje Mazreku tregon se bazuar në të dhënat që ata posedojnë vlera e demit të shkaktuara  nga automjetet e pa siguruara që janë pronë e kompanive private, por edhe Institucioneve të Kosovës e që janë paguar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve nis prej 100 euro e kalon mbi 110 mijë euro. Por, sipas tij, në këtu nuk përfshihen edhe demet që janë në trajtim dhe ato që janë nëpër procese gjyqësore.

Më tutje Mazreku thotë se përveç bizneseve shqetësues është fakti edhe numri i madh i automjeteve të pa siguruara që janë në pronësi private të qytetareve të Kosovës.

“ Rreth 20 milionë euro është shuma e dëmeve që kanë shkaktuar këto automjete. Kjo shumë është tepër e madhe dhe mundem më thënë edhe e pa përballueshme nga kompanitë e sigurimeve, pasi që kompanitë demin duhet të paguajnë në një periudhë të shkurtë kohore deri sa rimburismi i demit thuajse është në pikën zero” ka bërë të ditur më tutje Mazreku.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like