Pesë kandidatë e filluan garën parazgjedhore për kryetar të Shtipit

Vikendin e kaluar ka filluar fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme komunale për zgjedhje të kryetarit të Shtipit dhe Pllasnicës. Në Shtip, të shtunën me fushatë ka filluar kandidati i LSDM-së, për kryetar Komune, Sashko Nikollov dhe i partisë INTEGRA, Simon Polikarp – Xhimi, njofton Portalb.mk.

Të dy kandidatët kanë filluar me paraqitjen në tubimet publike në Shtip. INTEGRA dhe lideri Lupço Ristovski e kanë paraqitur adutin e tyre – tani për tani afrikanin e vetëm që jeton në Shtip, Polikarp  Xhimi, i cili ka prejardhje nga Nigeria, dhe i cili për herë të parë garon për kryetar të komunës. Në vitin 2008 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Polikarp ishte bartës i listës së partisë TMRO në Njësinë Zgjedhore 3.

Fjalën kryesore që e ka shfrytëzuar INTEGRA në fushatë është “inovative”, premtimi kryesor i tyre është ndërtimi i qytetit universitar me hapësirë prej 10 hektarë, në bashkëpunim me universitetet e huaja, por ata gjithashtu kanë premtuar edhe ndërtimin e zonës gjeo-termale për turizëm shëndetësor dhe projekte tjera infrastrukturore.

TMRO, paraqitjen e sotme të parë parazgjedhore do ta ketë sot në mesditë përpara përmendores Aleksandri i Maqedonisë, ku do ta paraqesë kandidatin e tyre për kryetar komune, Llazar Nanev, i punësuar në kompaninë e sigurimit, i cili është i njohur si muzikant.

Dy ditët e kaluara të vikendit, LSDM i ka shfrytëzuar për paraqitjen e programit të kandidatit të tyre, deputetit aktual dr. Sashko Nikollov. Sekretari i partisë, Lupço Nikollovski në fillim të fushatës ka paralajmëruar fushatë më të ndryshme, duke i shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet digjitale.

Kandidati i LSDM-së paralajmëroi se Shtipi do të jetë komuna e parë e digjitalizuar, me përdorimin e mjeteve digjitale në komunikim me qytetarët, aktivitete për krijimin e infrastrukturës moderne, tejkalimin e dallimeve mes mjediseve rurale dhe urbane, rinovim të shkollave dhe çerdheve. Si projekt qendror, Nikollov e ka paralajmëruar vazhdimin e punës në ndërtimin e pendës në lumin Otinj, që e filloi ministri aktual i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj

Advertisement
 Boçvarski.

Në garë për kryetar të komunës janë edhe dy kandidatë – Trajço Mitev, si kandidat i pavarur dhe Goce Nikollov nga koalicioni “Ardhmëria në duart tona” të MORO dhe Demokratët.

VMRO-DPMNE nuk ka ofruar kandidat të saj, pasi që paraprakisht ka kërkuar anulim të zgjedhjeve për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore me KOVID-19. Edhe pse nuk marrin pjesë me kandidatin e saj, partia opozitare është aktive me kritika kundër LSDM-së dhe kandidatit të saj.

Në zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen më 13 dhjetor, të drejtë vote kanë 41.777 votues, prej të cilëve 39.605 janë nga qyteti i Shtipit. Në pjesën e veçantë të Listës Zgjedhore janë edhe 2.101 qytetarë të cilët punojnë ose qëndrojnë përkohësisht jashtë vendit.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor të premten e ka mbyllur Listën Zgjedhore. Janë formuar edhe 5 ekipe të veçanta mjekësore të cilat do t’i vizitojnë të sëmurët nga KOVID-19 dhe njerëzit që janë në izolim.

Shtipi do t’i ketë zgjedhjet më specifike që janë mbajtur ndonjëherë, në kushte kur ka 537 raste aktive me KOVID-19.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like