City fitoi në Anfield për herë të parë që nga viti 2003, Guardiola tregon arsyen e vërtetë të humbjes së Liverpoolit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se Anfieldi është krejtësisht ndryshe pa tifozë dhe Liverpoolit i mungon mbështetja e tyre.

Skuadra e spanjollit i nënshtroi Redsat në stadiumin e tyre duke fituar me rezultat 4-1 në përballjen e të dielës mbrëma.

Pas kësaj humbjeje, Liverpooli pozicionohet në vend të katërt në tabelë dhe lideri tashmë është 10 pikë larg.

Kjo ishte fitorja e parë e Citizens në Anfield që nga viti 2003 dhe vetëm fitorja e dytë e tyre në 34 vizitat që i kanë bërë në stadiumin legjendar. Ishte hera e parë që Guardiola fitonte në këtë stadium dhe ka pranuar se nuk ishte njësoj sikurse në rastet kur tribunat ishin të mbushura me tifozë. Ishte e rëndësishme t’i merrnim tri pikët. Jam krenar që këta janë lojtarët që e kanë thyer rekordin pas një kohe të gjatë. Kjo dëshmon se sa vështirë është”.

Advertisement

“Të shpresojmë që herën tjetër të bëjmë paraqitje të njëjtë edhe me tifozë, sepse Anfieldi me dhe pa njerëz, është krejtësisht ndryshe”

“Mund ta imagjinoj se si do të ishte reagimi i Anfield pas 1-1 (kur Liverpooli e barazoi rezultatin) dhe ndikimi i tyre (tifozëve) ndaj lojtarëve”.

“Megjithatë, reagimi ynë ishte i mirë pas humbjes së penalltisë dhe pranimit të golit”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like