Marku: Sonte u tregova të gjithëve se ishin gabim

Florian Marku arriti ta mund Rylan Charlton në raundin e tetë për të shkuar në tetë fitore dhe një barazim. Edhe pse pësoi një nokdaun, ai u rikthye fuqishëm dhe ia doli të triumfonte. Pas meçit ai tha se sonte u tregova të gjithëve se ishin gabim.“Nuk ishte meç i vështirë, por Rylan ishte fantastik. Respekte për të. Unë e dua këtë sport. Nëse dikush më mposhtë unë vetëm e uroj atë. Unë mund të luftoj, mund të bëj gjithçka. Isha kickbokser, por tani jam bokser dhe mund ta bëjë këtë shumë mirë. Jam shumë i lumtur, pasi shumë njerëz folën kundër meje. Sonte u tregova të gjithëve se ishin gabim” – tha Marku pas triumfit të madh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like