• 18-10-2021

Marku shkëlqen ndaj Stewart, por gjyqtarët e vendosin epilogun e meçit në barazim

Florian Marku në meçin e zhvilluar ndaj Jamie Stewart, edhe pse ishte më i mirë, nga gjyqtarët pas tetë raundesh është vlerësuar si barazim.

Boksieri shqiptar e nisi shumë mirë meçin, duke e dominuar raundin e parë me goditje dhe ritëm.

 

Në raundin e dytë, ai ishte superior duke i dhënë edhe një nokdaun Jamie Stewartit i cili arriti të qohet në këmbë.

Edhe raundi i tretë ishte më i mirë për Markun, që i dha disa goditje të sakta britanikut.

 

Meçi vazhdoi edhe tutje me një dominim të shqiptarit, që mori edhe lëvdata për paraqitjen e tij edhe në raundin e katërt dhe të pestë.

Në raundet gjashtë dhe shtatë dukej që Marku dëshironte ta menaxhojë epërsinë e krijuar në raundet e para, duke mos rrezikuar shumë.

Raundi i fundit ishte i baraspeshuar me të dy boksierët që u munduan të gjuanin me grushte.

 

Gjyqtarët në fund e vlerësuan që ndeshja u mbyll baras 78-78, duke bërë që Marku të nervozohej me këtë vendim, gjë që e shprehi edhe pas duelit.

Marku tani ka shtatë fitore dhe një barazim në boksin profesionist. /Telegrafi/

Read Previous

Skishte kush ta va*rros gruan serbe, e va*rros Bashkësia Islame e Kosovës

Read Next

Thirrja e babait të Klodianit për protestuesit: Reagimi lehtësim për dhimbjen, mos lën*doni asnjë djalë nëne

%d bloggers like this: