Maqedonia kthen 23 persona nga vatrat e luftës në Siri dhe Irak

Estimated read time 2 min read

Riatdhesohen 23 shtetas të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrës në luftëra jashtë vendit në Siri dhe Irak.

Katër prej tyre janë burra me akuzë për pjesëmarrje në luftëra jashtë vendit, 5 gra dhe 14 fëmijë. Të dyshuarit për pjesëmarrje në luftëra jashtë vendit janë dërguar në burgun hetues të Shutkës në Shkup.

10 ditë do të qëndrojnë në izolim, ndërsa më pas do të shpërndahen në qeli me persona që nuk akuzohen për vepra të ngjashme. Prej të paraburgosurve, 3 janë banues në Shkup dhe një në Gostivar.

Ndaj katër terroristëve pjesëmarrës në luftëra jashtë vendit janë ngritur kallëzime penale. Për të njëjtit paraprakisht kishte flet arrest ndërkombëtar dhe është caktuar masa e paraburgimit – njoftojnë nga Qeveria.

Gratë dhe fëmijët do t’i nënshtrohen karantinës së obligueshme 14 ditore dhe kontrolleve të vazhdueshme mjekësore. Ndërkohë do të hetohen për përfshirje të mundshme në vepra kriminale gjatë qëndrimit në Siri dhe Irak.

Në periudhën që pason, institucionet përkatëse dhe shërbimet do të punojnë për sigurimin e dëshmive materiale mbi përfshirjet e mundshme në vepra kriminale, veçanërisht për çdo person – njoftojnë nga Qeveria.

Advertisement

Trendi i riatdhesimit viteve të fundi ka qenë më i ulët. Gjatë vitit 2020 janë kthyer katër shtetas, një burrë në muajin shkurt dhe tri gra në muajin mars. Për vitin 2019 nuk ka të dhëna, ndërsa gjatë vitit 2018 janë riatdhesuar 7 persona. Deri në shtator të vitit 2020, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 150 shtetas pjesëmarrës në territoret luftarake në Lindje të Mesme. 80 prej tyre janë kthyer, rreth 40 kanë humbur jetën në konfliktet e armatosura ndërsa 30 mësohet të gjenden akoma në territoret dhe zonat e luftërave./Alsat/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like