Maqedonia e 111-ta në botë sa i përket korrupsionit

Në Indeksin e perceptimit të korrupsionit të publikuar sot nga Organizata “Transparency International”, Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 111-të me 35 pikë. Indeksi përdor një shkallë rezultati nga zero (vend shumë i korruptuar) në 100 (vend jo i korruptuar). Maqedonia e ndan këtë vend me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Mongolin, informon Zhurnal.mk

Nga vendet e rajonit para Maqedonisë janë Kroacia në vendin e 63, Mali i Zi në 67, Bullgaria në 69, Serbia në 94 dhe Kosova në vendin e 104. Në krye, vendin e parë e ndajnë Danimarka dhe Zelanda e Re me 88 pikë. Pasojnë Finlanda, Singapori, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Hollanda dhe Gjermania. Indeksi rendit 180 vende dhe territore sipas niveleve të tyre të perceptuara të korrupsionit në sektorin publik, bazuar në 13 vlerësime të ekspertëve dhe sondazhe të drejtuesve të biznesit.

Advertisement

Në vendin e fundit janë Siria, Somalia dhe Sudani i Jugut, përkatësisht me 14 dhe 12 pikë. Për vitin 2020, Indeksi thekson ndikimin e korrupsionit në përgjigjen e qeverive ndaj Covid-19, duke krahasuar performancën e vendeve me investimet e tyre të kujdesit shëndetësor dhe shkallën në të cilën normat dhe institucionet demokratike janë dobësuar gjatë pandemisë. Indeksi i perceptimit të korrupsionit zbulon se korrupsioni i vazhdueshëm minon sistemet shëndetësore dhe kontribuon në një prapambetje demokratike. (Zhurnal.mk)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like