Lutfi Haziri vaksinohet kundër COVID-19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë i pari në këtë komunë që e ka marrë vaksinën anti-COVID-19, në shenjë sensibilizimi për vaksinim të të gjithëve.
“Unë i jam paraqitur thirrjes për vaksinim anti-COVID-19 për të filluar sensibilizimin. Me dëshirën time personale do t’ia lejoja një personi më të moshuar për t’u vaksinuar, por këtë e bëra për shkak të nevojës që të krijojmë besim tek vaksina”, ka thënë Haziri.

“Përpos punëtorëve shëndetësorë, besojmë shumë që së shpejti do të fillojmë vaksinimin edhe për personat mbi moshën 75 vjeçare, të cilët janë regjistruar. Unë i ftoj të gjithë që të lajmërohen për ta marrë vaksinën kundër COVID-19 në momentin që do t’i kemi dozat”, shtoi Haziri.

Advertisement

Haziri bëri të ditur se në Gjilan aktualisht janë 765 raste aktive, ndërkohë që 110 qytetarë janë në hospitalizim.
Haziri ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i zbatojnë masat kundër përhapjes së virusit.
Ndryshe, Gjilani është furnizuar me 980 doza të vaksinës kundër COVID-19 për punëtorët shëndetësorë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like