Lushtaku: Qeveria “Kurti” hipokrite, po hap dyert për produktet serbe

Estimated read time 2 min read

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në një konferencë për medie e ka quajtur Qeveri hipokrite, ekzekutivin e udhëhequr nga Albin Kurti.
Këto komente ai i bëri duke iu referuar vendimit të ministres së Ndërrmarrësisë, Rozeta Hajdari, për heqjen e taksës ndaj bllokave të ndërtimit të importuar nga Serbia, me arsyetimin se ka skaduar masa antidamping e vendosur para pesë vjetësh.

Sipas tij, pas këtij vendimi vendi do të vërshohet nga produkte serbe, duke shtuar se me vendimet e saj Qevria po mbyll dyert për Shqipërinë e po hap ato me Serbinë.
Madje ai ka paralajmëruar se do të kërkojnë edhe interpelanca e debate për këtë çështje, siç tha ia për të treguat fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie, raporton EO.
“Ne kemi marrë me shume shqetësim këtë ngjarje, kjo është Qeveri hipokrite, tash le më që po qesin pengesë, por po largojnë edhe ligje dhe do të vërshohemi nga produkte serbe në Kosovë”.

Advertisement

“Po hapin dyert për Serbinë dhe po mbyllin dyert për Shqipërinë. Ata janë vetëm kundër produkteve vendore. Do ta shqyrtojmë këtë vendim, do të kërkojmë edhe interpelanca edhe debate ku do të tregojmë fytyrën e vërtetë të kësaj Qeveria që e ka pas për qëllim veç marrjen e pushtetit”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like