LSDM sot pritet të shpallë 20 kandidatë për kryetarë komunash

Estimated read time 2 min read

LSDM-ja sonte do të mbajë seancë të Komitetit Ekzekutiv për të konfirmuar njëzet kandidatët e parë për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit. Pas seancës, në deklaratë për media pritet të kumtohen kandidatët e parë zyrtarë për kryetarë të komunave.

Për momentin, është konfirmuar në publik se Petre Shilegov do të kandidojë përsëri për kryetar të Shkupit. Megjithëse disa informacione janë shfaqur në publik në lidhje me kandidatët për Shkup, partia thotë se është herët të shpallen kandidatët për kryetarë të komunave të Shkupit.

Në periudhën e kaluar, LSDM-ja ka forcuar praninë e saj në terren, përmes takimeve të lagjeve dhe debateve qytetare, nën moton “Më të mirën”.

Në një konferencë të fundit për shtyp, sekretari i përgjithshëm i partisë Lupço Nikollovski tha se LSDM është favoriti në zgjedhje dhe nëse kësaj i shtohet kapaciteti i koalicionit, është e qartë se partia do të jetë fituese e zgjedhjeve.

“Partnerët tanë në Qeveri janë BDI dhe PDSH dhe pres që të ndodh takim në nivelin e liderëve në të cilin do të përcaktohet parimi i bashkëpunimit për zgjedhjet locale”, theksoi Nikollovski në konferencën për shtyp.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like