• 15-05-2021

LSDM: Për gjuhën dhe identitetin nuk bisedohet

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “nervoza te histeriku Mickoski kulminoi për shkak se protestat janë dështim ku askush nuk merr pjesë”.

“Gjuhë të urrejtjes, ndarje, nivel të ulët të komunikimit me të pavërteta, gënjeshtra, fendime, janë të vetmet tema të Mickoskit”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, ashtu siç kanë gënjyer me Marrëveshjen e Prespës se do të humbet identiteti maqedonas, ashtu edhe gjatë kësaj jave gënjejnë se do të shkatërrohet shteti dhe se do të ndryshohet historia.

“Edhe një përpjekje e dështuar e VMRO-së dhe histerikut Mickoski që përmes ofendimeve të mbjellin ndarjes mes qytetarëve. Qytetarët e dinë, për gjuhë dhe identitet nuk bisedohet”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Read Previous

Biden do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska ​​për 100 ditë

Read Next

Arrestohen tre persona për grabitje në Tearcë të Tetovës

%d bloggers like this: